TE INSPIRUAR NGA BUKURIA E NATYRES

Punojme plot pasion

Si teknikët e parë të gjelbërimit dhe më pas artistë në kombinimin e buqetave dhe kompozimeve me lule të freskëta, ne jemi të pranishëm prej më shumë se 20 vjetësh në tregun shqiptar.
Historia jone nis në vitin 1996 me tregtimin e luleve në vazo, duke u pasuruar më vonë me lule të fresketa dhe me një larmi të pakonkurueshme të luleve, bimëve dhe pemëve në vazo. Një ndër pikat tona më të forta, e konsoliduar nga një përvojë e fituar gjatë viteve, është edhe projektimi dhe gjelbërimi i ambienteve të brendshme si edhe atyre të jashtme të istitucioneve, qendrave tregtare, bankave, restoranteve, etj, por pa anashkaluar për asnjë çast kujdesin e veçantë që u kushtojmë mirëmbajtjes së tyre.

DEDIKIM DHE PROFESIONALIZEM

Staf i talentuar

Lulet kanë nevojë për një përkujdesje të veçantë dhe mos u habisni nëse ju themi se në botë ka kultura që besojnë se bimët e perceptojnë ngrohtësinë që u dhurojmë. Në dyqanin tonë do të keni në dispozicion një staf tepër të talentuar me ndihmën e të cilit kemi arritur të ngremë dhe të konsolidojmë praninë tonë në biznesin e gjelbërt. Arkitektët tanë dhe teknikët e gjelbërimit i kanë dhënë jetë e larmi shumë objekteve dhe lulishteve në të gjithë Tiranën dhe jashtë saj, nga ana tjetër stafi i dyqanit tonë vazhdon të krijojë buqeta e kompozime të veçanta dhe të bukura për të gjithë klientët.
Me një dyqan rreth 150 m2 të madh dhe me një staf të angazhuar e të specializuar, ne mund të plotësojmë të gjitha kërkesat e klientëve tanë. Produktet që do të gjeni pranë dyqanit tonë janë cilësore dhe të garantuara, gjithashtu tek ne mund të kërkoni këshilla për rritjen dhe mirëmbajtjen e bimëve tuaja.

PER CDO MOMENT

Pafundesi zgjedhjesh

Pafundesi zgjedhjesh